Wimbledoni vazhdon me ndeshjet në Artmotion, Murray dhe Gjokoviq premtojnë spektakël NULL NULL nga Arbon Flugaj 02.07.2021 11:00 nga Arbon Flugaj 02.07.2021 11:00 Transmetimet e përditshme nga gara më prestigjioze në botë e tenisit, Wimbledoni, vazhdojnë edhe më tutje në platformën Artmotion. Përmes kanaleve sportive Art Sport 1 dhe Art Sport 2 do të transmetohen edhe pesë ndeshje fantastike në ditën e pestë të turneut. Art Sport 1 do të nisë transmetimet me fillim nga ora 14:30 me përballjen në mes spanjolles që ka fituar këtë garë në vitin 2017 Gabrine Muguruza dhe tunizianës Ons Jabeur për të vazhduar më pas edhe me ndeshjen në mes Daniel Evans dhe Sebastian Kordas për të përfunduar me “ajkën e ajkave” përballjen mes të 10-tit në botë Denis Shapovalov dhe idhullit vendas Andy Murray. Nga ana tjetër në Art Sport 2 do të transmetohen dy ndeshje të tjera. Fillimisht duke nisur nga ora 14:00 Sloane Stephens ndeshet përballë Ludmila Samsonovas, teksa pas tyre fusha dhe vëmendja e tifozëve zhvendoset tek kandidati kryesor për titull Novak Gjokoviq që do të ketë punë me amerikanin Denis Kudla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.