Wilmots tregon favoritin për Euro 2016 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Wilmots tregon favoritin për Euro 2016

NULL NULL
10/11/2015
46 vjeçari i ka dhënë kombëtares kualifikimin për në Euro 2016 dhe e ka ngritur në ranglistën e FIFA-s, por megjithatë është përballur me kritika për stilin e tij të menaxhimit të lojtarëve.

Marc Wilmots u është përgjigjur kritikëve për stilin e tij të menaxhimit, ndërsa ka ripërsëritur se Franca është favorite për të triumfuar në Euro 2016.

46 vjeçari është në krye të përfaqësueses së Belgjikës që nga viti 2012, duke i drejtuar belgët në Kampionatin Botëror të vitit 2014, ku ata arritën gjysmëfinalet.

“Futbolli nuk më ka lënë asnjëherë pa gjumë – kritikat në këtë rrafsh më saktë thënë”.

“Por me rezultatet që kam treguar një trajner i huaj do të fitonte një statujë”.

“Të gjithë mund të japin mendimin e tyre, por unë kurrë nuk dyshoj në vete. E di shtegun tim dhe rezultatet flasin për mua”.

Strategu belg ka folur edhe për Europianin që mbahet në Francë vitin tjetër.

“Ka gjashtë apo shtatë skuadra të mëdha, por Franca luan në shtëpi dhe është duke treguar futboll të shkëlqyeshëm”.

“Prandaj mendoj se është favorite për të triumfuar”.