"Willow Tree", kënga më e re e publikuar nga rokeri Arbër Krasniqi (VIDEO)

“Willow Tree”, kënga më e re e publikuar nga rokeri Arbër Krasniqi (VIDEO)

NULL NULL
4 weeks më parë

Këngëtari i rokut, Arbër Krasniqi, ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Willow Tree”.

Ai për realizimin e kësaj kënge ka bashkëpunuar me një tekst shkrues amerikan Dee, grupin amerikan “West End Junction” dhe kitaristin Leonard Canhasi.

Krasniqi ka thënë se ishte kënaqësi e madhe që të punojë me muzikantë amerikanë, në realizimin e këtij projekti, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se së shpejti do ta sjellë edhe një këngë tjetër në bashkëpunim me një kitarist amerikan. Këngët e tij, përveç në YouTube mund t’i gjeni në të gjitha platformat digjitale si Spotify, iTunes, etj.

“Willow Tree” , kënga më e re e Krasniqit, mund të dëgjohet në vegzën më poshtë: