Williams kërkoi vetë që agjenti i tij të takohet me Barcelonën NULL NULL 13.06.2025 21:17 13.06.2025 21:17 Agjenti i Nico Williams, Felix Tainta, ka udhëtuar sot drejt Barcelonës ku është takuar me drejtorin sportiv të klubit blaugrana, Deco. Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, takimi në mes agjentit të Nicos dhe Devos ka ndodhur me kërkesë të vetë lojtarit. “Sivjet, klubi donte që Nico Williams të hidhte hapin e parë dhe kjo tani ka ndodhur”, shkroi Romano, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se me Nicon tashmë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili ia ka shpejguar projektin e tij anësorit spanjoll. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 4 orë më parë