William Walker vjen në Kosovë javën tjetër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

William Walker vjen në Kosovë javën tjetër

NULL NULL
12/01/2020

Miku amerikan i kosovarëve dhe ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker do të vijë në Kosovë javën tjetër.

Walker vjen në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut me ftesën e zëvendëskryeministrit në detyrë, Behgjet Pacolli.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punës së Jashtme, Jetlir Zyberaj.

“Javën tjetër është 21 vjetori i masakrës së Reçakut. Është kjo një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në vitet 90 të kryera nga Serbia. Ishte Ambasadori William Walker ai që i deshmoj para botës këtë krim dhe parandaloi fshehjen nga forcat serbe.

Disa javë më parë Aleksander Vucic mohoi masakrën e Reçakut dhe sulmoi ambasadorin Walker.

Kur të gjithë reaguan ndaj politikës së mohimit, askush nuk doli në mbrojtje të Ambasadorit Walker dhe punës së tij. Puna e tij atëherë është kujtimi i Reçakut sot.

Me ftesën e zëvendëskryeministrit/ministrit të jashtëm, Z.Behgjet Pacolli, Z. Walker si çdo vit po kthehet për të respektuar viktimat e Reçakut dhe për t’i treguar Serbisë dhe Vuçiçit krimet e tyre”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.