William Walker nderohet në Pejë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

William Walker nderohet në Pejë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 14.01.2023 20:09

Ambasadori William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin pjesëmarrës të shumtë, figura politike por edhe qytetarë që e shfrytëzuan rastin ta takojnë njeriun që vetëdijësoi botën për krimet që serbët kryen më 15 janar të vitit 1999.

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë tha se ndihet i nderuar nga titulli “Doctor Honoris Causa” i marrë sot në Pejë dhe se për të ky është një çmim shumë i rëndësishëm.

“Jam i pafjalë për të gjithë folësit, ka shumë njerëz që kanë ardhur dhe ju falënderoj të gjithëve”. tha Walker.