Will Smith vjen me “Bad Boys 3” NULL NULL 06.10.2015 17:00 06.10.2015 17:00 Bad Boys 3 është në rrugën e duhur, transmeton Klan Kosova. Aktori Will Smith foli rreth filmit të shumë pritur – i cili është planifikuar të publikohet më 17 shkurt të vitit 2017 nga Sony. Këtë e ka konfirmuar ai mbrëmë në një intervistë me Zane Lowe në Radio Beats 1. “Ekziston një mundësi shumë shumë shumë e madhe që ju ta shihni Bad Boys 3 brenda 12-16 muajsh”, ka deklaruar ai. Smith ka aktruar përkrah Martin Lawrence në filmin Bad Boys të vitit 1995, para se t’i përsërisnin rolet e tyre në Bad Boys II të vitit 2003. Më herët është raportuar se Bad Boys 3 mund të ecte para me të famshmin Joe Carrnahan të bashkangjitur si regjisor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.