Will Smith nuk e kontaktoi Chris Rockun pas shuplakës, thotë vëllai i Rockut NULL NULL 10.04.2023 17:10 10.04.2023 17:10 Vëllai i Chris Rockut ka thënë që Ëill Smithi nuk e kishte kontaktuar komikun pas shuplakës që ia kishte dhënë gjatë ceremonisë Oskar. Pas këtij veprimi që e kishte bërë, Smithi ishte dorëhequr nga akademia, dhe po ashtu iu ndalua 10 vjet pjesëmarrja në ceremonisë e Akademisë. Tony Rocku i hodhi poshtë spekulimet që ylli hollivudian kishte tentuar të pajtohej me vëllain e tij pas incidentit. “Ajo nuk ishte e vërtetë, nuk ishte e vërtetë. Ai kishte thënë që ‘Provova ta kontaktoj por ai nuk donte të fliste. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Rock në një podkest për BigBoyTV.