Will Smith i kthehet muzikës (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Will Smith i kthehet muzikës (VIDEO)

NULL NULL
02/10/2015

Pritja do të marrë fund.

Pas një dekade që kur kemi dëgjuar së fundmi se Will Smith ka bërë diçka në muzikë, ai më në und do t’i rikthehet kësaj fushe.

Fatkeqësisht ai nuk ka ardhur me një këngë të tijën origjinale, por projekti i ri është  interesant.

Aktori, reperi dhe komediani amerikan e ka bërë një remix të këngës së grupit kolumbian Bomba Estereo, raporton Digital Spy, transmeton Klan Kosova.

Kënga “Fiesta” e kënduar nga Will Smith është lansuar sot.

Çfarë doni më shumë? I madhi Will ka prezantuar aftësitë e tij bilinguale në këngë, duke repovatur edhe në anglisht edhe në spanjollisht.

“Kur më thanë se Will Smith dëshiron që të bashkëunojë në realizimin e remix-it me grupin tonë, s’munda ta besoja”, ka thënë themeluesi i këtij bendi, Simon Mejia.

“Mundësia për të punuar me Will-in është përtej asaj që gjithmonë kemi ëndërruar…Është thjesht magjike”.

Hera e fundit që u përfol se Will Smith do t’i kthehet muzikës, është shkurti i këtij viti, kur këngëtari 47 vjeçar tregoi se kishte qenë në studio regjistrimi me reperin Kanye West.

“Nuk jam i sigurt se çfarë dua të bëj, por po eksploroj. Jam në një rrafsh kreativ. Im bir më thotë që të shkruaj këngë mbi gjërat që më pengojnë”, kishte thënë ai aso kohe.