Will Ferrell shtrohet në spital - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Will Ferrell shtrohet në spital

NULL NULL
14/04/2018

Aktori Will Ferrell raportohet se është shtruar në spital para dy ditësh, pasi që është përfshirë në një aksident me veturë në Orange County të Kalifornisë.

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur rreth orës 11:00 diku në jug të Aliso Viejo-s.

Sipas tabloidit TMZ, komediani ishte njëri prej tre pasagjerëve në makinën e cila thuhet “të jetë kthyer përmbys” pasi që ishte goditur nga një veturë tjetër.

Deadline raporton që vozitësin e veturës tjetër “e kishte zënë gjumi në timon”.

Ferrell ishte dërguar në spital, dhe njëri prej pasagjerëve thuhet të ketë qenë “i lënduar më rëndë”, dhe “duke gjakosur së tepërmi”, sipas TMZ.

E sipas “The Hollywood Reporter”, të katër personat në makinën e Ferrell-it, pësuan lëndime por asnjëri nuk është në rrezik për jetë.