Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Wilhelm: Serbia nuk po bashkëpunon për Asociacionin

NULL NULL
06.05.2015 20:19

Serbia nuk po bashkëpunon për Asociacionin.

Ambasadori gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm ka thënë se Beogradi nuk ka bërë sa duhet në lidhje me këtë çështje. E pa u bërë kjo, sipas tij, nuk do të hapet kapitulli 35 i negociatave me Brukselin, që ka të bëjë pikërisht për Kosovën

Ambasadori gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm ka thënë të mërkurën, që Serbia duhet të bëjë shumë më tepër për zbatimin e marrëveshjës së Brukselit, që është thelbësore për hapjen e kapitullit 35 të negociatave të këtij shteti me BE-në.

Ky nen, sipas tij, ka të bëjë me Kosovën.

“Ne jemi për atë që kapitulli 35 për Kosovën duhet të jenë ndër të parët që negociohet, bashkë me kapitujt 21 dhe 23”, ka thënë ai për televizionin e Vojvodinës, transmeton Klan Kosova. “Do të ishte mirë që qeveria serbe të arrije marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe, pasi kjo do të mundësojë hapjen e kapitullit”.

Lidhur me këtë të fundit, gjermani ka thënë se Beogradi nuk ka bërë mjaft.

Wilhelm ka qartësuar se shefi i tij, Frank Walter Steinmeyer, gjatë qëndrimit në Beograd, javën e kaluar, ka thënë se nuk ka kushte për hapjen e kapitullit 35, por se raportet me Prishtinën duhet të normalizohen, duke zbatuar marrëveshjen e Brukselit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.