12:18, 5 Gusht 2019

WhatsApp dhe Instagram do të marrin emra të rinj si pjesë e një marke të re nga Facebook-u.

Të dy aplikacionet do të njihen si “WhatsApp nga Facebook” dhe “Instagram nga Facebook”.

Ky vendim është pjesë e një ndryshimi më të gjerë drejt lidhjes së tre aplikacioneve dhe sjelljes së tyre nën brendin e Facebook, sipas The Information, i cili së pari raportoi ndryshimin, njofton Klan Kosova.

Qysh kur Facebook ka blerë edhe WhatsApp dhe Instagram, ajo ka lënë kryesisht aplikacionet të ekzekutohen veç e veç.

Kjo është shtrirë në markën e të dy aplikacioneve.

Në WhatsApp dhe Instagram, nuk ka deklaratë të qartë që secili aplikacion të jetë pronë e Facebook.

Konkurs Pune

Lexo më shumë