Westbrook në histori të NBA NULL NULL 05.04.2017 10:43 05.04.2017 10:43 Asi i Oklahoma City Thunder barazoi rekordin e Oscar Robertson për numrin e dyshifrorëve të trefishtë në një edicion të NBA Russell Westbrook të martën mbrëma ka shënuar të 41-in dyshifror të trefishtë, në ndeshjen e Oklahoma City Thunder me Milwaukee Bucks. Kështu asi i Thunder barazoi rekordin e Oscard Robertson, të edicionit 1961-62, duke çuar veten në një tjetër nivel në NBA. Westbrook i mjaftuan 12 pikë, 13 ribaunde dhe po kaq asiste, pa pasur nevojën për t’u sforcuar në këtë ndeshje sepse Westbrook mori një ndihmë të madhe edhe nga shokët e skuadrës. Me këtë rumbullakësim, të gjithë në këmbë në Chesapeake Arena falënderuan lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.