15:00, 11 Korrik 2019

West Ham United po e shqyrton mundësinë e transferimit të Gonzalo Higuain, sipas GianlucaDiMarzio.com

Higuain po kalon në një fazë të vështirë në karrierën e tij duke mos e gjetur veten në dy klubet e fundit ku kishte qenë i huazuar, te Milan dhe Chelsea.

Ndërkaq, tani kanë dalë raportet që Çekanët po shpresojnë që ta huazojnë argjentinasin me opsion për ta blerë në të ardhmen.

Kjo ide e tyre ka ardhur pas dështimit të West Ham për ta transferuar Maxi Gomez-in nga Celta Vigo.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë