Wesley Clark: Vladimir Putin dëshiron ta rikthejë Bashkimin Sovjetik NULL NULL 15.11.2019 22:38 15.11.2019 22:38 Ish-Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili ka udhëhequr sulmet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron ta rikthejë Bashkimin Sovjetik. Clark ka shtuar se duhet të kujtohen gëzimet e atyre momenteve kur ka rënë Muri i Berlinit në vitin 1989, në mënyrë që të ruhen vlerat demokratike, njofton Klan Kosova. “30 vjet liri për të gjithë Europën Lindore. Ata votuan me duart e tyre kundër komunizmit dhe shtypjes. Por, Vladimir Putin me sa duket dëshiron ta heqë atë liri, të rivendosë Bashkimin Sovjetik dhe ta zgjasë fuqinë e tij”. “Ne duhet të kujtojmë veten për gëzimet e atyre momenteve në vitin 1989 dhe të vendosim: ne kurrë nuk do të heqim dorë nga liritë tona apo mbështetja jonë për ata që ndajnë vlerat tona”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.