Wesley Clark: Ukrainasit kanë një mundësi nëse ju jepen armë – lufta tash është në fazë të rrezikshme NULL NULL 24.02.2024 20:14 24.02.2024 20:14 Wesley Clark Ish-Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, në dyvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, ka thënë se Kievi duhet të ndihmohet pa vonesa. “Sot është një mundësi për t’ia dhënë Ukrainës një rast, duke i siguruar pajisje shtesë të duhura dhe armë për të thyer vijat ruse të luftës brenda 12 dhe 14 muajve”, ka thënë Clark, raporton Zëri i Amerikës, transmeton KlanKosova.tv. “Ata nuk mund të pritet që të luftojnë pa superioritetin ajror”. Gjenerali amerikan në pension ka theksuar se ndihma e dhënë deri më tani për Kievin është bërë pak nga pak. “Dhe ka pasur shumë justifikime për këtë si ‘ukrainasit nuk janë mjaftueshëm të përgatitur’. Epo për të qenë i sinqertë, ata kanë më tepër njerëz të edukuar në forcat e tyre të armatosura, sesa që ne kemi. Shkollat në Ukrainë sigurojnë edukim më të mirë se shumë në Shtetet e Bashkuara”. “Duhet ta njohim që kjo luftë tani është në një fazë shumë të rrezikshme dhe nëse ligji nuk kalon [në Kongres] forcat e Ukrainës nuk do të jenë ato të cilat ne i imagjinojmë”. Sipas Clark Ukraina tani ka nevojë për mijëra tanke, avionë F-16, dhe lloje të tjera armatimesh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK-ja me partnerë përmbyll fushatën me tubim të madh në Pejë, Demhasaj: Po garojmë për fitore (VIDEO) 8 minuta më parë