Wenger i thur lavde Sanchezit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Wenger i thur lavde Sanchezit

NULL NULL
15/10/2015
Francezi është i bindur se ish-lojtari i Barcelonës ka arritur deri këtu si rrjedhojë e entuziazmit të madh.

Arsene Wenger e ka lavdëruar Alexis Sanchezin i cili beson se është duke luajtur më mirë se kurdoherë.

26 vjeçari i qe bashkuar Arsenalit në korrik të vitit 2014, duke shënuar 25 gola në sezonin e parë të tij tek Gunners.

Këtë sezon kiliani ka pasur një fillim-sezon jo aq të mirë, por e ka kompensuar në ndërkohë dhe tani ka pesë gola në dy ndeshjet e fundit.

“Ai pati start të vështirë shkaku i angazhimit me kombëtaren gjatë verës”.

“Por tani është kthyer në nivelin e kërkuar, ndoshta edhe më mirë se më parë”.

“Loja, përfundimi dhe kontributi i tij janë në nivele maksimale. Ai punon shumë”.

“Sanchez e ka dëshmuar që është lojtar i madh”.