Wenger: Arsenal i uritur për titull - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Wenger: Arsenal i uritur për titull

NULL NULL
15/10/2015

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka thënë se fitorja kundër rivalit të tyre, Manchester United, iu ka dhënë atyre edhe më shumë besim që të fitojnë titullin e Premier League.

Arsenal nuk e ka bërë një gjë të tillë që nga viti 2004 dhe sipas strategut francez gjasat janë që këtë vit të thyhet kjo ecuri negative.
“Mendoj që ajo fitore kundër Djajve të Kuq do të rris besimin dhe do t’i bëjë lojtarët edhe më të ashpër”.

“Janë tetë skuadra të cilat mund të luftojnë për titullin e Preimer League. Është e vështirë që ta përjashtosh dikë nga aty”, ka thënë Wenger.

Wenger ka thënë po ashtu se për të luftuar për titull duhet që të fitohen të gjitha ndeshjet dhe se sipas tij skuadra e tij duhet të tregojë kualitet të lartë në vazhdim, transmeton Klan Kosova.