Lajmet e fundit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar fillimin zyrtar të detyrës së ambasadorit të ri amerikan, Wendt, duke e cilësuar këtë si nisjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet dypalëshe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se Trupa e Marinsave të ShBA-së ka kryer ceremoninë e ngritjes së flamurit amerikan në rezidencën zyrtare me rastin e fillimit të misionit të ambasadorit, transmeton Klankosova.tv.
Në mesazhin zyrtar, është nënvizuar rëndësia e forcimit të partneritetit strategjik dhe ndarjes së përgjegjësive nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.
Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona.”
Ky zhvillim shënon nisjen zyrtare të punës së diplomacisë amerikane me drejtuesin e ri në krye të selisë diplomatike në Tiranë.