Weezer performojnë për shkrimtarët grevistë (VIDEO) NULL NULL 18.05.2023 17:47 18.05.2023 17:47 Bendi i famshëm, Weezer, e ka shfaqur mbështetjen për shkrimtarët grevistë në Hollywood. Shkrimtarët e Writers Guild of America ka disa javë që po protestojnë për paga më të mira, duke bërë që të mos ketë episode të reja reja të emisioneve dhe serive si pasojë e mungesës së skenareve. Anëtarët e bendit, Rivers Cuomo, Brian Bell dhe Scott Shriner, iu bashkuan shkrimtarëve që po grevojnë jashtë studios së Paramount Picture, ku edhe performuan një set akustik për ta. Një klip i publikuar në internet nga shkrimtarja Brittney Jeng, shfaq Ëeezer duke e performuar hitin e tyre Buddy Holly teksa grevistët këndojnë së bashku.