Weber: Lajçaku i kotë, pa Bidenin e Scholzin (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 29.07.2022 20:52 nga Besnik Tahiri 29.07.2022 20:52 Miroslav Lajçak do të mbajë edhe për dy vite tjera postin e të Dërguarit të Posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Vazhdimin e mandatit deri më 31 gusht 2024 të diplomatit sllovak e pajtuan 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Lajçak ka deklaruar se për 24 muajt e ardhshëm mundësitë janë reale që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Mbi këtë ka folur për Klan Kosova Bodo Weber nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit me bazë në Berlin të Gjermanisë. “Nëse e gjithë politika BE-ShBA bie në nivelin e përfaqësuesve të posaçëm, siç është Lajçak, kjo përfundimisht nuk do të jetë e mjaftueshme për të që paralajmërimi i bërë po nga ana e tij të bëhet realitet”. “Kancelari gjerman me vizitën e tij kohëve të fundit që e kishte në Prishtinë dhe Beograd ka treguar se do që të ketë rol më aktiv në proces. Por kjo është shumë larg nga nisma e marrjes së lidershipit. Kjo mund të jetë e suksesshme vetëm nëse vjen nga kancelari Olaf Scholz dhe presidenti Joe Biden”, shtoi Weber që është një nga studiuesit kryesor gjermanë për zhvillimet e dialogut. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë shkëmbyer në distancë akuza të forta. Kurti që po qëndron në Washington tha për “Zëri i Amerikës” se është Vuçiq ai për shkak të cilit dështoi takimi i planifikuar të mbahej më 19 korrik në Bruksel. Sipas tij, lideri në Beograd është satelit i Rusisë e s’do ujdi me njohje. Kurse Vuçiq tha të enjten mbrëma në intervistë për televizionin “Pink” se takime me palën e Kosovës mund të ketë, por “marrëveshje jo derisa Kurti është në pushtet”. Liderët e dy vendeve për herë të fundit nën formatin e Brukselit u takuan më 19 korrik të vitit 2021. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë