Watkinsi e paska “ditur” skenarin e sontëm kundër Holandës NULL NULL 10.07.2024 23:37 10.07.2024 23:37 Heroi i Anglisë, Ollie Watkins, ka thënë pas triumfit ndaj Holandës në minutën e 91-të në gjysmëfinale të EURO 2024, që e ka parandier që do të futen nga banka rezervë bashkë me Cole Palmerin dhe që ai do të asistohet nga ylli i Chelseas. “Betohem në jetën time, në jetën e fëmijës tim, që i kam thënë Cole Palmerit: Do të futemi sot dhe ti do të më asistosh”, ka thënë Watkinsi pas ndeshjes. Ylli i Aston Villës këtë stinor i ka realizuar 27 gola dhe 13 asistime për këtë klub sivjet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.