Washingtoni tërheq kritikat për Irakun - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Washingtoni tërheq kritikat për Irakun

NULL NULL
27/05/2015
Pas deklaratave të Ashton Carter, Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, për forcat irakiane me rreth pushtimit të qytetit Ramadi nga ISIS, SHBA-të i kanë tërhequr kritikat.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, është përpjekur të qetësojë dje situatën në lidhje me një mosmarrëveshje të re politike që ka lindur mes Irakut e Uashingtonit.

Ashton Carter, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, pati thënë se forcat irakiane, nuk kanë treguar vullnet që t’i luftojnë grupet e ISIS-it të cilat kanë pushtuar qytetin Ramadi.

Biden e mori personalisht në telefon Kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, bëri të ditur dje Shtëpia e Bardhë në Washington.

Në bisedë me të, zëvendëspresidenti i SHBA-së e siguroi partnerin e tij se “SHBA-ja i njeh sakrificat e mëdha dhe guximin e trupave irakiane në Ramadi dhe në vende të tjera”.

Telefonata e Bidenit tek Al-Abadi ndodhi vetëm pak orë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i kritikoi forcat e armatosura irakiane për mungesë morali në luftime, për shkak të rënies së kryeqytetit të provincës së Anbarit, Ramadi, në duart e organizatës xhihadiste Shteti Islamik (IS).