Warriors ngushton epërsinë e Raptors (VIDEO) NULL NULL 11.06.2019 11:00 11.06.2019 11:00 Golden State Warriors ka realizuar fitore ndaj Toronto Raptors me rezultat 105-106 në kuadër të NBA-së. Kështu, kampionët në fuqi arritën ta zvogëlojnë në 3:2 epërsinë e kanadezëve në serinë e finaleve të sivjetme. Kevin Durant u rikthye në ndeshjen e pestë vetëm për ta përkeqësuar lëndimin e tij dhe për t’u larguar sërish, dhe kështu në këto seri barra ra edhe njëherë mbi Stephen Curry-n i cili shënoi 31 pikë, përcjellë nga Klay Thompson që pati 26 sosh. Në anën tjetër, aq pikë sa Thompson pati Kaëhi Leonard, më së shumti te vendësit, dhe i cili i shtoi edhe 12 kërcime. https://www.youtube.com/watch?v=C1nT2xN7cwo *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.