Walker: Reçaku nuk përfaqëson një ngjarje unike për mua, por një zinxhir ngjarjesh që sollën dallimet

Walker: Reçaku nuk përfaqëson një ngjarje unike për mua, por një zinxhir ngjarjesh që sollën dallimet

NULL NULL
1 week më parë

Ish-ambasadori William Walker, tha se në çdo vit të ceremonisë përkujtimore të masakrës së Reçakut, është rritur rëndësia e asaj që ndodhi dhe solli ajo.

Ai nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës, për shkak të kushteve të udhëtimit sipasojë e pandemisë. Kështu, Walkerfoli me anë të një video mesazhi, të mundësuar nga Zyra e Kryeministrit përmes një incizimi në Zoom, transmeton Klankosova.tv.

“Kur kthehem tani dhe shoh progresin që është bërë dhe është duke u bërë, gjërat që po ndodhin. Po, mërzitem kur dëgjoj për ndërprerjen e energjisë elektrike, apo kur dëgjoj se Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin, këto gjëra më pengojnë. Mirëpo kur e shoh progresin, jam i impresionuar nga ndikimi që Reçaku dhe ngjarjet e ngjashme kanë pasur në aspektin e zhvillimit të këtij shteti të ri sovran të Evropës,” u shpreh Walker.

“Reçaku nuk përfaqëson një ngjarje unike për mua, por një zinxhir ngjarjesh që sollën dallimet

Tutje, deklaroi se asnjëherë nuk do të harrojë se çka do të thotë Reçaku për të dhe pjesën tjetër të botës. Walker tha se ndihet i lumtur kur sheh buzëqeshjet në fytyrat e njerëzve sot, kudo në Kosovë, që sipas tij, rrallë shiheshin para 1999.

“Unë sinqerisht shpresoj që viti i ri 2022 do të sjellë çlirimin nga koronavirusi, i cili ka qenë një efekt kaq epidemik në Kosovë dhe botë. Por, gjithashtu që 2022 do të sjellë kujtime të epidemisë, plaga që preku Kosovën para janarit 1999, dhe u eliminua përfundimisht që qershor të vitit 1999.”

Ai premtoi se do të vije për një ngjarje të ngjashme në 2023.