Wade shkëlqen në ndeshjen e fundit në shtëpi (VIDEO) NULL NULL 10.04.2019 14:33 10.04.2019 14:33 Dwayne Wade ka realizuar 30 pikë, më së shumti në ndeshje, në lojën e fundit të tij në “American Airlines Arena. Këtë takim skuadra e tij, Miami Heat, e fitoi me rezultat të thellë 122-99, teksa Greg Monroe me 18 pikë ishte më koshashënuesi më i mirë te mysafirët. Kështu, Heat e realizuan fitoren e tyre të 39-të, ndërkaq Sixers e pësuan humbjen numër 31 në këtë edicion të NBA-së. Wade në fund i ndërroi fanellat me të gjithë bashkëlojtarët e tij te Heat, pasi që sivjet ai i jep fund karrierës së tij 16 vjeçare në ligën më të fortë të basketbollit në botë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.