9:01, 11 Prill 2019

Dwayne Wade e ka luajtur lojën e fundit në karrierën e tij profesionale, duke humbur bashkë me Miami Heat nga Brooklyn Nets, 113-94.

Ai dhe klubi i tij mbetën jashtë Playoff-it, dhe ashtu sikur Dirk Noëitzki, edhe Wade e mbylli karrierën në NBA me humbje, mirëpo me suksese të jashtëzakonshme.

Tre herë kampioni i kësaj dhe 1 herë MVP-ja i finaleve shënoi dyshifror të trefishtë prej 25 pikësh, 10 asistimesh e 11 kërcimesh, ndërkaq tek Nets shkëlqeu D’Angelo Russell me 21 pikë.

Kështu, ikona e Heat vari atletet pas 16 stinorësh në ligën më të fortë në botë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë