Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

VW e rifreskon Passat-in (FOTO)

NULL NULL
08.02.2019 17:42

Prodhuesi gjerman ka lëshuar fotot dhe detajet teknike të Passat-it të “rifreskuar” për tregun evropian.

Pas versionit amerikan të ridizajnuar, edhe Passat-i evropian është ristilizuar. Volkswagen ka “rifreskuar” të gjitha versionet e këtij modeli – një sedan, një karavan dhe variantin crossover Alltrack, ku ndryshimet kozmetike janë zakonisht të veçuara.

Projektuesit ridizajnuan mbrojtësit nga para e pas, grilin nga para e dritat LED ‘matrix’.

Passat-i i ristilizuar do të vazhdojë të ndërtohet në fabrikën Emden në Gjermani, ku ky model është prodhuar që nga viti 1978. Megjithatë, kur gjenerata e re Passat do të shfaqet në vitin 2023, nuk do të jetë më “Made in Germany”, pasi prodhimi do të bartet në Republikën Çeke, në fabrikën e Shkoda, në Kvasini, përcjellë Klan Kosova.

Volkswagen do të fillojë të marrë porosi për Passat-in e ridizajnuar në maj, së pari në Gjermani dhe dërgesat e para për konsumatorët janë planifikuar për muajin gusht.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.