VV tenton ta josh LDK-në kinse po e lë jashtë loje PDK-në! NULL NULL 05.05.2025 11:47 05.05.2025 11:47 Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po e intensifikon përpjekjen për ta joshur dhe bindur LDK-në që t’i bashkohet një koalicioni me LVV-në në një mënyrë duke përdorur një strategji se nuk është e interesuar për marrëveshje me PDK-në. Ai në lutjen që i bënë, Lumir Abdixhikut, e paraqet Lidhjen Demokratike si të vetmen alternativë të pastër për marrëveshje politike, transmeton klankosova.tv. ”Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV-së e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja, ku pak ka mundësi të ndryshojë për LDK-në, dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”. Dorëzohet Kurti, kërkon ndihmën e opozitës – fton Krasniqin e Abdixhikun në takim *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 12 orë më parë