VV: Shteti kundër Nesh NULL NULL 04.05.2015 12:13 04.05.2015 12:13 Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimeve të fundit që policia u ka bërë aktivistëve të kësaj Lëvizje. Ata këto prangosje i quajtën të qëllimshme dhe me prapavijë politike. Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar pushtetin aktual se po përdorë aparatin shtetëror kundër aktivistëve të saj. Ky reagim i Vetëvendosjes vjen pas arrestimit të mbrëmshëm në pikën kufitare në Vërmicë, ku u prangosën nga policia, dy aktivist të kësaj lëvizje, Frashër Krasniqi e Etlevë Malushaj. Arrestimi i dytë me radhë ky i anëtarëve të Vetëvendosjes, pasi që më datën një të këtij muaji, ishte arrestuar edhe Sekretari Organizativ i kësaj Lëvizje, Dardan Molliqaj, i cili u lirua më pas. “Për më tepër, ditëve të fundit, shumë aktivistëve të tjerë i janë dërguar edhe ftesa nga gjykatat, për pjesëmarrjen e tyre në aksione politike dhe protesta të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën e shkruar të Vetëvendosjes. Në reagimin e Vetëvendosjes arsyetohet po ashtu edhe rreth protestave dhe aksioneve politike që kjo Lëvizje ndërmerr kundër qeverisë. “Lëvizja Vetëvendosje konsideron se aksionet politike dhe protestat janë të drejta, legjitime dhe të domosdoshme karshi vendimeve të dëmshme të kësaj qeverie”. “Qeveria e Kosovës e ka për obligim t’ua materializojë vullnetin e ta mbrojë interesin e qytetarëve të Republikës, e jo t’i arrestojë ata të cilët ngulin këmbë në këtë obligim të Qeverisë”, përfundon komunikatën Vetëvendosje. /KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier pyetet nga BBC nëse Serbia është pas sulmit: Sulmuesit serbë nuk i siguruan armët vetë 1 orë më parë
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 21 orë më parë