VV nuk shkon në gjykatë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

VV nuk shkon në gjykatë

NULL NULL
02/06/2015

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët i rrotulluan xhipat e EULEX-it 6 vjet më parë, nuk u paraqitën të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Kjo seancë ku edhe do të bëhej shqyrtimi kryesorë u shty për 21 korrik.

Nga 27 personat e arrestuar ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, prej të cilëve 21 aktivistë të VV-së, vetëm 1 u paraqit në gjykatë.

Rron Gjinovci ish-aktivist i këtij subjekti politik, tha për Klan Kosovën se iu përgjigj kësaj ftese për disa arsye.

“Së pari sepse nuk i frikohem askujt dhe jam i gatshëm të përballem me cilindo institucion për veprimet e mia politike. Së dyti sepse vazhdimisht e kritikoj sistemin gjyqësor për mosfunksionim dhe kërkoj përgjegjesi prej tij. Mu duk që është korrekte të paktën me ju pergjigj ftesave të gjykatës edhe nëqoftëse nuk pajtohem me të.”tha ai.

Pos të akuzuarve, në këtë seancë mungoi edhe prokurori i rastit Fatmir Behrami.E mungesën e këtij e arsyetoi  gjykatësi i rastit Vesel Ismajli i cili tha për Klan Kosovën se prokurori mungoi për shkak të një  angazhimi që pati  në një kolegjium.

Ndryshe, më 25 gusht të  2009-së, aktivistët e VV-së,  Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbër Nuredini, Kasim Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skënder Mërtyri, Flamur Arifi, Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbër Vokrri, Skender Blakaj rrotulluan 29 xhipa të misionit të BE-së për sundim të ligjit./Klan Kosova.