VV: Nuk dihet nëse sot do të takohemi me LDK-në NULL NULL 26.01.2020 15:52 26.01.2020 15:52 Lidhja Demokratike e Kosovës për sot i kishte vendosur afatin e fundit Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur marrëveshjen për formimin e qeverisë, njofton Klan Kosova. Por deri tani nga asnjëra parti nuk është bërë e ditur se a do të ketë takim sot nga kryetarët e këtyre partive, lidhur me arritjen e koalicionit. Zëdhënësi për media i LVV-së, Arlind Manxhuka, për klankosova.tv deklaroi se nuk ka akoma informacion se a do të ketë takim sot apo jo. “Nuk kam informacion nëse do të ketë takim apo jo. Nga zyrtar të të dyja subjekteve është thënë se këtyre ditëve do të ketë”, ka thënë Manxhuka. Ndryshe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai cili kishte deklaruar para mediave se marrëveshja mes dy partive do të bëhet deri në fund të kësaj jave ose do të konstatohet se s’ka kushte. “Mendojmë se marrëveshja do të qetë në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuara ndërmjet dy palëve në harmoni me atë që qytetarët e Kosovës na kanë dhënë besimin me votën e tyre ne si LDK me 28 deputetë dhe LVV-së me 29 deputetë. Ne kemi dhënë një propozim që është shumë i balancuar që LVV duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbetemi që të bisedojmë, por që ajo të ketë një përfundim sa më shpejt mundësisht deri në fund të kësaj jave, që të bëjmë marrëveshje ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, tha Mustafa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 6 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë