Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

VV në Ferizaj: Mjaft më me projekte të mbrapshta

NULL NULL
15.05.2015 18:27
Prokejtet infrastrukurore, projektimi, implementini, përfundimi i tyre ishin arsyeja e thirrjes së një konference mediash nga VV në Ferizaj.

Enver Bajrami, zyrar i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, në një koferencë për media ka folur për implementimin e projekteve infrastrukturore të hapësirave ambientale.

Sipas tij, ka muaj të tërë që po punohet në implementim të një projekti për rregullim të hapësirës gjelbëruese dhe rekreative përreth objektit të gjimnazit, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, të cilin VV-ja e ka përkrahur, por që në vete ky projekt ka të meta.

“Reagimi ynë sot bazohet në dy arsye: për idenë e mbrapsht të projektit dhe për mënyrën e implementimit të tij. Është e kontestueshme ideja dhe implementimi, sepse është në kundërshtim me vizionin e rregullimit hapësinor sipas kritereve dhe standardeve të BE-së”, ka thënë Bajrami. Sipas tij, çështja e parë ka të bëjë me planin nuk ka qenë gjithëpërfshirës dhe në harmoni me objektet dhe nevojat e rrethinës.

“Këtu jemi pranë një objekti shkollor, i cili tani për tani është pa qasje të drejtpërdrejtë pothuaj gjysmë i izoluar, kjo rrugë me pllaka të gurit e pamundëson qarkullimin e automjeteve. Mësimdhënësit automjetet e tyre duhet t’i parkojnë në vende të pasigurta jashtë hapësirave të shkollës, pra oborri i shkollës nuk është i qasshëm dhe në rastin më të keq pra, të kërkimit të ndonjë ndihme mjekësore nga nxënësit, lëvizja është e ndërlikuar”, ka theksuar Bajrami.

Ndërsa rreth aspektit të dytë, Bajrami ka theksuar se bazuar në atë që po vërehet në implementim të këtij projekti, punimet kryhen pa mbikëqyrje totale sa i përket cilësisë dhe s’do mend se është në kundërshtim me standardet e vizionit për integrim evropian dhe të dyshimta.

“Projektet, të cilat implementohen vetëm me mbikëqyrje formale janë dëshmi reale e marrëdhënieve korruptive”, ka nënvizuar Bajrami

VV përmes këtij reagimi ka ftuar komunitetin e nxënësve, të prindërve dhe mësimdhënësve që në mënyrë aktive dhe reaktive të ngrehin zërin kundër mënyrës së implementimit të projekteve, të cilat në vend se të lehtësojnë, ato po e ndërlikojnë komunikimin dhe lëvizjen e lirë dhe në harmoni me ambientin.

Për udhëheqjen e DKA-së, kanë thënë se e thërrasim në përgjegjësi morale e politike, duke e vlerësuar si të dështuar, neglizhente, burokratike dhe të papërgjegjshme në të gjitha dimensionet e fushës edukativo arsimore në Komunën e Ferizajt.

“Dhe në fund, ftojmë qeverisjen komunale që t’i jap fund mentalitetit të projeksionit të mendjembylltësisë sepse ky është projeksioni më i keq i mundshëm, sidomos pranë institucioneve edukativo arsimore, prej nga duhet të dalin breza që reflektojnë dritë, dije, edukim dhe hapje ndaj botës”, ka thënë zyrtari i VV-së, Enver Bajrami.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.