VV: Mustafa, Veliu dhe Rudari provokuan aktivistët dhe sulmuan kameramanin tonë

VV: Mustafa, Veliu dhe Rudari provokuan aktivistët dhe sulmuan kameramanin tonë

NULL NULL
2 muaj më parë

Dega e Vetëvendosjes në Podujevë ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ministri Agim Veliu dhe kandidati për kryetar të Podujevës, kanë provokuar aktivistët e VV-së para zyrave të degës dhe se më pas “personat e bandës së Veliut” sulmuan kameramanin e VV-së.

VV ka thënë se LDK me këto veprime po përpiqet që të ndalojë fitoren e Shpejtim Bulliqi, njofton Klan Kosova.

“Sot, rreth orës 14:00, para zyrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, aktivistët tanë u provokuan disa herë për t’u sulmuar më pas nga banditët e Agim Veliut të cilët të gjendur para humbjes në zgjedhje hedhin shkelmat e fundit”.

“Isa Mustafa bashkë me Agim Veliun e Nexhmi Rudarin e militantë të tyre të mbledhur para zyrave të Lëvizjes sonë i provokuan vazhdimisht aktivistët tanë derisa, persona të këtyre bandave filluan sulmin ndaj kameramanit të organizatës sonë. Ndër ta qytetarët e pranishëm e kanë identifikuar edhe një person, i cili është polici me emrin Butrint Krasniqi. Ky polic civil, me maskë të LDK-së, ndërkohë është djali i arkatarit të Komunës së Besianës, nipi i ish-komandantit të Njësitit Special për Regjionin e Prishtinës, Amir Gërgurit e shok i afërt i djalit të Agim Veliut”.

“Është e çuditshme se në kohën kur militantët e LDK-së parakalonin duke provokuar para zyrave tona, policia nuk gjendej aty, ani pse nga shtabi ynë zgjedhor kishim kërkuar takim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

Vetëvendosje ka thënë se i dënon këto provokime e sulme të cilat kanë për qëllim prishjen e procesit zgjedhor.

“Bandat e Agim Veliut, të gjendura para humbjes i duan me çdo kusht provokimet e tilla me qëllim të frikësimit të qytetarëve. Por, kjo nuk do të ndodhë. Podujeva është përcaktuar për ndryshim. Bandat që kanë udhëhequr komunën tash e 20 vjet nuk do të mund ta ndalin fitoren e qytetarëve”.