VV: Media të Pushtetit NULL NULL 03.05.2015 11:53 03.05.2015 11:53 Lëvizja Vetëvendosje: Media është një gur themeli për shoqërinë demokratike, por Kosova nuk është ndërtuar ende demokratikisht. Për këtë arsye mediat detyrohen të bëjnë “shërbime” ndaj pushtetit Lëvizja Vetëvendosje është vënë në mbështetje të gazetarëve dhe të gjithë punonjësve të medies në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Në një komunikatë për media Vetëvendosje ka shprehur përkrahjen e plotë të punonjësve të shtypit, të cilët, sipas Vetëvendosjes, janë të cenuar brutalisht nga pushteti dhe shpesh detyrohen të bëjnë shërbime për të. “Kosova edhe në sferën e shtypit të lirë, renditet ndër vendet e fundit në kontinent. Kjo për shkak të ndërhyrjes brutale të autoriteteve të pushtetit apo të biznesit në linjat profesionale të informimit të publiku”. “Në mediet private gazetarët trajtohen si rroba që i vesh e i flak cili të dojë, ndërsa në mediet publike, sindikalistët përjashtohen edhe nga puna”. Vetëvendosje ka përmendur edhe situatën e rëndë të gazetarëve në punë, duke përfshirë edhe kërcënimet jo të pakta që iu bëhen atyre. “Cilësia e prodhimit mediatik dëmtohet rëndë edhe për shkak të pozitave të nënshtruara të gazetarit e të punonjësit të medias ndaj drejtuesve dhe pronarëve të kompanive private. Gazetarët shpeshherë punojnë pa kontrata, të detyruar t’i nënshtrohen presionit të pushteteve shtetërore apo private, e jo rrallëherë ka qëlluar të cenohen fizikisht e moralisht prej kësaj”, shkruan në komunikatën e Vetëvendosjes./KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 45 minuta më parë