VV-LDK ende në pritje të njëra-tjetrës (VIDEO)

VV-LDK ende në pritje të njëra-tjetrës (VIDEO)

8 muaj më parë

Fundjava e fundit e janarit do të jetë vendimtare për epilogun e bisedimeve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të bërë koalicionin.

LDK-ja e Isa Mustafës i mbetet besnike qëndrimit se deri të hënën e ardhshme gjërat duhet qartësuar nëse do të arrihet marrëveshja, njofton Klan Kosova.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, po thotë se nëse rezultati është pozitiv, ujdia duhet më pas të kalojë në organet vendimmarrëse të të dy partive.

Në partinë e mandatarin për kryeministër, Albin Kurtit, që i kanë mbetur edhe 11 ditë deri te afati i paraqitjes së kabinetit qeveritar në Kuvend për votim, thonë se nuk po shohin ultimatum nga LDK.

Kronikë nga Besnik Tahiri