VV-ja s’ia përkrahu PDK-së mocionin që të flitet për të arratisurit nga burgjet – opozita e lëshon seancën NULL NULL 11.07.2024 10:54 11.07.2024 10:54 Deputetët e partive opozitare e kanë lëshuar seancën e kuvendit pasi deputetët e mazhorancës nuk e përkrahen mocionin e propozuar nga PDK-ja për ndryshimin e rendit të ditës. Mocioni i propozuar nga PDK-ja parashihet që si pikë e parë e rendit të ditës të trajtohej çështja që ka për qëllim arratisjen e tre personave nga burgjet e Kosovës që janë të dënuar për vrasje. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se deri më tani asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale nuk është dhënë nga persona zyrtarë që udhëheqin institucionet kompetente të sigurisë. “Ky dështim paraqet edhe degradimin e plotë të këtyre institucioneve, gjendje në të cilën kuvendi s’mund të qëndrojë indiferent”, tha ajo, njofton Klankosova.tv. Mocioni u përkrah nga dy partitë e tjera opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja, ku shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se është me rëndësi të madhe që kuvendi të debatojë lidhur me arratisjet e personave të dënuar apo në procese gjyqësore. “Mbi të gjitha duhet të diskutohet edhe për disa çështje që janë delikate. Sa ka qenë e përfshirë Ministria e Drejtësisë në plotësim-ndryshimin e Ligjit të Kodit Penal dhe Ligjin për Kodin e Procedurës Penale”. “Këto plotësim-ndryshime a kanë ndikuar në nenet 184, 185, 186, 187, 189 dhe 188 të Kodit të Procedurës Penale dhe këto ndryshime a kanë ndikuar në lirimet nga burgjet që kanë ndodhur, sidomos në lirimin e rastit ‘Sekiraqa’”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Të të njëjtit mendim ishin edhe deputetët e AAK-së, ku deputeti Bekë Berisha tha se “këtu është në pyetje autoriteti i shtetit”. Në fund, pro këtij mocioni ishin 26 deputetë, kundër ishin 53 dhe dy të tjerë abstenuan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025