Lajmet e fundit

Pak para se të thirret seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje i ka dalë një problem sa u përket kërkesave nga komunitetet joshumicë.
Klan Kosova me herët ka raportuar se beteja mes komuniteteve joserbe po ia rrezikojnë Vetëvendosjes shumicën parlamëntare për zgjedhjen e ekzekutivit të ri.
Beteja ka nisur pasi një pjesë e deputetëve të tyre kanë kërkuar që në kabinetin qeveritar “Kurti 4” të mos përfshihet edhe Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian, i cili është ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, po kërkohet që në vend të Krasniqit të emërohet Sejnur Veshalli nga komuniteti rom.
Nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh nga Kurti, atëherë sipas burimeve, rrezikohet që VV-ja të humbë votën e Veton Berishëss dhe të Partisë Romë të Bashkuar e Veshall.
Nga 62 vota sa ka tash koalicini VV me partite e tjera do të binte në 60, çka ia pamundëson votimin e Qeverisë.
Por, Klan Kosova merr vesh nga burime se dyshohet se në mesin e deputetëve që nuk e duan Krasniqin në qeverinë e re ka edhe nga ligjvënësit shqiptarë që janë pjesë e koalicionit me VV-në. /Klankosova.tv