VV-ja përkujton masakrën në burgun e Dubravës, Dugolli i bën thirrje Prokurorisë që të “zgjohet nga gjumi” NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njëri nga të mbijetuarit e masakrës në Burgun e Dubravës, Enver Dugolli, i ka kujtuar të rënët në 23-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës. Përmes një konference për media, Dugolli i ka shfaqur emrat e të vrarëve në këtë burg. Tutje ai ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës që të nisë hetimet për t’i dëgjuar dëshmitë e atyre që i mbijetuan kësaj masakre. “Nga mesi i muajit prill dhe deri në fund majit, qindra shqiptarë u burgosën për vepra penale politike dhe ordinere. Burgu i Dubravës shndërrohet në bazën më të fuqishme të policisë speciale serbe. U bë grumbullimi i pengjeve shqiptare në prill 1999, nga ta që ishin në Serbi dhe nga ata që ishin në burgjet shqiptare. Përzgjedhja dhe transferimi është bërë në funksion të një plani për kryerjen e një nga krimeve më të shëmtuara në kuadër të zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve, vrasjen masive të pengjeve të luftës”. Ai tha se edhe sot pas 23 vjetësh, të mbijetuarve ende u shfaqen parasysh vrasjet barbare. “Edhe pas 23 vjetësh, ne nuk kemi harruar breshëritë e plumbave dhe bombave. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë përgjegjësit dhe ekzekutorët. Ne nuk mund të harrojmë se Aleksander Rakoçeviq ishte drejtor burgu. Ne gjithashtu nuk mund të harrojmë fytyrat e venitura e trupat e dërmuar të mbi 120 shokëve, por vallë a e bren ndërgjegjja drejtësinë vendore e ndërkombëtare që nuk po bën asgjë, asnjë lëvizje deri sot? Prokuroria duhet të zgjohet nga gjumi dhe të dëgjojë dëshminë e këtyre njerëzve. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se drejtësi”. “Ju garantojmë edhe Prokurorisë, se asnjë të mbijetuar nuk do të ketë nevojë për statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Të gjithë do të dëshmojnë vetëm të vërtetën”, ka thënë Dugolli.
Kosova Dalje më e madhe e votuesve në Tërnoc, në herën e pestë të votimeve ka edhe nga diaspora (VIDEO) 30.06.2022 12: 25
Lifestyle Regjisorja Zana Hoxha flet për pasionet, profesionin dhe 'lifestyle' (VIDEO) 30.06.2022 12: 13
Kosova Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s'di a mund të reagojmë çdo herë 30.06.2022 12: 09