VV-ja në KQZ kërkon t’u jepet mandati edhe kandidatëve pa asnjë votë NULL NULL 28.04.2023 12:19 28.04.2023 12:19 Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi, kanë kërkuar që t’u jepet mandat edhe kandidatëve të cilët nuk e kanë marrë asnjë votë në zgjedhjet komunale në Leposaviq. Në anën tjetër, anëtarët e KQZ-së, Arianit Elshani, Ilir Gashi e Sami Hamiti kanë dalë kundër kësaj kërkese. Sipas rezultateve, LVV-ja i ka fituar 15 mandate në Leposaviq mirëpo vetëm 12 sosh kanë marrë vota, si dhe janë zgjedhur 16 asamblistë nga 19 sa është kufiri.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023