VV: Fushë Kosova e kontrabandoi rishikimin e buxhetit NULL NULL 03/06/2015 03/06/2015 Lëvizja Vetëvendosje në Fushë Kosovë përmes një kumtese për media thotë se në një mbledhje të jashtëzakonshme, pa takim paraprak të Komitetit për Politikë dhe Financa, pa materiale të mjaftueshme sqaruese, me dy faqe numrash të paqartë, ekzekutivi i Komunës së Fushë Kosovë e kontrabandoi në Kuvendin Komunal rishikimin e buxhetit për vitin 2015. “Nga të gjitha projektet e rishikuara, fondet e parashikuara për investime kapitale që sigurojnë mirëqenie për qytetarët u transferuan në mallra dhe shërbime për luksin e komunarëve .Arsyetimi i ekzekutivit ishte që këto shkurtime për investime kapitale duhet të shkurtohen sepse prioritet i Komunës është pagimi i qirasë së objektit ku vepron administrate komunale” thonë në VV. Sipas këtij subjekti politik, anashkalimi i Komitetit për Politikë dhe Financa u ka pamundësuar subjekteve politike që paraprakisht t`i japin propozimet për rishikim të buxhetit dhe për diskutim në kuvend. Vetëvendosje konsideron që kjo mënyrë e procedimit dhe ndarjes së buxhetit nga ana e ekzekutivit të Komunës së Fushë Kosovës, tregon papërgjegjshmëri totale ndaj qytetarit dhe trajtim të buxhetit të komunës si fond personal.