VV e zëvendëson Avni Deharin me Adelina Graincën në komisionin për Punë të Jashtme NULL NULL 13.04.2021 14:15 13.04.2021 14:15 Në Kuvendin e Kosovës sot janë konstituar shtatë komisione parlamentare ndër ta edhe komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Në mbledhjen e sotme janë bërë dy ndryshime, ndryshe nga lista e dërguar në Kuvend dhjetë ditë më parë. Kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi ka njoftuar se në vend të deputetit Avni Dehari do të jetë deputetja e re e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, e cila para ca kohëve kaloi nga PDK-ja në VV. Abazi ka njoftuar edhe një ndryshim nga grupi i deputetëve të LDK-së. Në vend të Arben Gashit, pjesë e këtij komisioni do të jetë Kujtim Shala. Pjesë e këtij komisioni janë edhe Xhavit Haliti, Branislav Nikoliq, Dimal Basha, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Ariana Musliu-Shoshi e Time Kadriaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë