VV: Dënimet për ta degraduar luftën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

VV: Dënimet për ta degraduar luftën

NULL NULL
27/05/2015

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj dënimit me burg të të akuzuarve në rastin Drenica.

Sipas kësaj lëvizjeje, dënimet e fundit janë prirje të përhershme të EULEX-it për të degraduar luftën çlirimtare të UÇK-së.

Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të VV-së:

Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ka qenë dhe mbetet luftë e drejtë. Prirja e përhershme e EULEX-it për të degraduar luftën tonë për liri del haptas dhe në gjykimet e fundit. Duke dënuar komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe të akuzuarit e tjerë, në një kohë shumë të ndjeshme për Kosovën, EULEX-i nuk po dënon korrupsionin e monedhës, por po korrupton vuajtjet, sakrificat, të zhdukurit e shqiptarëve. Pikërisht në një kohë të tillë po na imponohet krijimi i Gjykatës Speciale që do ta gjykojë UÇK-në për dyshimet e ngritura për gjenocid dhe krime lufte. Ndërsa monedha e pisët do të jetë gjithnjë pushteti që do i konvenojë gjykimeve të EULEX-it.

Asnjë dënim për të qenë nuk u shqiptua asnjëherë për rastet e shumta të korrupsionit e krimit të organizuar në Kosovë. Rastet e shumta të korrupsionit e krimit të organizuar, të pandëshkuara e patrajtuara kurrë, po e mbajnë korrupsionin vazhdimisht në nivel të dyshimit të përgjithshëm. Duke mos deklaruar ku është krimi i vërtetë gjykatat e shpikura e mbajnë shoqërinë shqiptare të Kosovës përherë të dyshimtë. Ndërkohë prova e vazhdueshme për ta përkufizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë kriminale, përmes gjykimit të pjesëtarëve të saj, po bëhet për të shpëtuar persona të veçantë politikë.

Çdo akt që mund të ketë ndodhur në kundërshtim me rregullat dhe parimet e luftës, duhet të trajtohet nga sistemi i drejtësisë vendore e jo nga mekanizmat ndërkombëtarë që nuk na e njohin fare luftën e drejtë për liri, si dhe bëjnë diferencime politike e etnike. Pas tërë këty re skandaleve të korrupsionit e ndërhyrjeve politike në EULEX, ky mision në asnjë mënyrë nuk mund të jetë institucion kredibil i drejtësisë. Ndërtimi i strukturave të jashtme të gjykimit ripërsërit bindjen e ndërkombëtarëve se shqiptarët nuk janë të aftë as për luftë të drejtë dhe as për paqe shtetformuese. Serbia nuk është gjykuar dhe as dënuar për krimet e saj të kryera në Kosovë. Dhe asnjë pushtetar i Kosovës i zhytur në krimin ekonomik nuk është dënuar. Ndaj duhet të kuptohet se drejtësia e vetme është ajo që bëhet në vend. Sovraniteti dhe shoqëria ndërtohen në vend. Lufta është bërë në këtë vend.

Degradimi i luftës, i filluar që moti, ka arritur sot përmasa kulminante. Që me mohimin e saj në dokumentet themeltare të shtetit të Kosovës e deri te mohimi i frymës së saj nga eksponentët politikë që thirren në emër të saj (kujto deklaratat distancuese të Hashim Thaçit për qëndrimin e tij larg vijave të frontit). Po këta politikan që po synojnë ta shpëtojnë veten nuk e futën as në dokument të pavarësisë as në kushtetutë luftën çlirimtare duke i trajtuar luftëtarët si problem social. Goditja e fundit në këtë rrugëtim njollosjeje e përdhosjeje të luftës çlirimtare do të jetë Gjykata Speciale.