Lajmet e fundit

Një zjarr që ka shpërthyer në Vushtrri, përgjatë rrugës së re në drejtim të Mitrovicës, është lokalizuar.
Nga Brigada e Zjarrfikësve në Vushtrri kanë bërë të ditur për Klankosova.tv se gjatë ditës kanë pasur disa intervenime për raste të zjarreve në zona të ndryshme.
Sipas tyre, një tjetër rast është raportuar pranë hekurudhës, në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë.
Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se edhe një zjarr që ka shpërthyer në Strofc tashmë është lokalizuar.
Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për dëme të tjera të shkaktuara nga zjarret./Klankosova.tv