Vushtrri: Tre vjeçari bie nga kati i dytë i një objekti, dërgohet në QKUK NULL NULL 26.01.2021 16:16 26.01.2021 16:16 Një tre vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, pas ndihmës që ka marrë në Spitalin e Vushtrrisë. Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. “Fëmija ka pësuar lëndime si pasojë që ka rënë nga kati i dytë i një objekti, të njëjtin e kanë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”. Zahiti theksoi se hetuesit policor po merren me rastin dhe me sqarimin e rrethanave se si ka ndodhur ngjarja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë