Vushtrri: Shkelen këmbësoret - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vushtrri: Shkelen këmbësoret

NULL NULL
18/03/2018

Në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri, mbrëmë rreth orës 21:00, janë aksidentuar dy këmbësore nga një veturë që po drejtohej nga një burrë.

Të dy gratë, pas aksidentit, janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë për të marrë trajtim, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

Pas trajtimit që kanë marrë të dy të lënduarat janë liruar për në shtëpi, kurse vozitësi nuk raportohet të jetë arrestuar.