Vushtrri: Qytetarja gjen dhe dorëzon në polici 11 qese me substancë të dyshuar narkotike NULL NULL 23.06.2025 09:22 23.06.2025 09:22 Një qytetare nga Vushtrria, ka raportuar në polici se gjatë ecjes në rrugë kishte vërejtur 11 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike. Qeset, me peshë totale prej rreth 10.1 gramësh, janë dorëzuar nga ankuesja në stacionin policor, ku janë konfiskuar nga autoritetet, transmeton Klankosova.tv. “Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.