Vushtrri: LDK me partnerë përmbyll fushatën me ecje në shesh NULL NULL 17.11.2017 16:32 17.11.2017 16:32 Lidhja Demokratike e Kosovës në Vushtrri ka vendosur që fushatën para heshtjes zgjedhore ta përmbyllë me ecje nëpër shesh, njofton Klan Kosova. Bashkë me kandidatin për kryetar të kësaj partie, Xhafer Tahiri, ishin edhe partnerët e koalicionit, Besim Muzaqi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nasuf Aliu nga Aleanca Kosova e Re. Xhaferi tha se bashkimi i këtyre tri subjekteve politike është bashkimi më i madh i qytetarëve që është bërë ndonjëherë në Vushtrri. Ndërsa Muzaqi shtoi se bashkë “do ta largojmë klanin Pronto”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë