Vushtrri: Dyshohet se një katërvjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit NULL NULL nga Albert Bajrami 22.05.2023 22:01 nga Albert Bajrami 22.05.2023 22:01 Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit mbrëmjen e së hënës. Rasti ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Lidhur me rastin zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se kjo është një nga pistat e dyshimit. “Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij”, tha Zahiti. Ai theksoi se kanë nisur kërkimet për vogëlushin. “Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur operacionin e kërkimit. Ata e kanë përfshirë një perimetër goxha të gjerë të kërkimit dhe mbetet të shihet tutje”, tha ai për Klankosova.tv. Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin./ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.