Vushtrri: Burri dëbon gruan dhe fëmijët nga shtëpia NULL NULL 21.02.2024 08:44 21.02.2024 08:44 Qyteti i Vushtrrisë, fotoiilustrim Një burrë është arrestuar nga policia, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshortën, i kishte thënë asaj që bashkë me fëmijet të dalin nga shtëpia. Rasti raportohet të ketë ndodhur në mesnatën e së martes në Vushtrri. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 14 orë më parë